“I kam financu vetë” – Krasniqi trondit me deklarata për mekanizmin e ofendimeve në Vetëvendosje

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë financues i “burimit të së keqes”.

“Mi dal përballë të keqes që na nuk e shohim. Ajo e keqja nën tokë është më e madhe se mbi tokë ndonjëherë. Këtu ofendimet që bëhen në internet janë burim i Vetëvendosjes. Unë jam kanë aty, unë i kam financu”, ka thënë Krasniqi.

banner

“Kur është kriju qekjo struktura e Vetëvendosjes për ofendime, fyemje, linçime në rrjetet sociale, online, unë jam kanë kontribuuesi më i madh i asaj pune. Jav kom pru krejt kompjuterat, jav kom ble dhe jav kom kriju atë sobën/dhomën e madhe ku janë ulë me dhjetëra njerëz të ri me kapak pare a ku me ditë edhe kanë fillu këto ofendimet, kanë fillu me i fy njerëzit mbi baza personale se ata ‘koka e Vetëvendosjes’ e ka ditë se shqiptarët janë shumë të ndjeshëm ndaj asaj pune. Unë e kam kriju atë. Unë nuk e kam kriju si ide, e kam mbështet financiarisht. Kur mua më ofendojnë ndiej njëfarë çlirimi personal”, ka thënë ai.

Më tej, Krasniqi është shprehur se ideator i këtij mekanizmi për linçim ka qenë kryesisht grupi i Shqipërisë.

“Kryesisht grupi i Shqipërisë, Dejona, ai flokëqi Hoxha (Elvis Hoxha), Bojkeni, këta kanë qenë si ideatorët. E kanë ditë se çfarë peshe ka me pas, çfarë ndikimi ka me pas në publik kjo formë agresive”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy