Barça nuk kompleton mrekullinë në Champions, Atletico në gjysmëfinale, PSG eleminon Liverpoolin

by Nexhat

Dy çerekfinalet e kthimit në Champions, të luajtura këtë të martë, sollën emocione të mëdha. Barcelona nuk kompleton përmbysjen e madhe dhe eleminohet në këtë fazë. Pavarësisht fitores 1-2 në këtë mbrëmje, në gjysmëfinale shkon Atletico Madrid, pasi ka triumfuar 0-2 në aktin e parë.

Katalanasit treguan dëshirë të madhe dhe shënuan dy herë në pjesën e parë me Yamal dhe Torres. Lookman ngushtoi shifrat në fund të fraksionit.
Në pjesën e dytë, Barça “tundi rrjetën” me Torres, por goli u konsiderua i parregullt për Offside.

banner

Eric Garcia la skuadrën e Flick me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta nga fundi. Shifrat nuk ndryshuan deri në vërshëllimën përfundimtare, me Barcelonën që kthehet në shtëpi përpara kohe, ndërsa në Madrid festa është e “ligjshme”.

PSG nuk fal dhe shkon në gjysmëfinale. Kampionët e Europës, pasi mundën 2-0 në ndeshjen e parë Liverpool, përsëritën veten në takimin e kthimit  dhe fituan 2-0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy