Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse Kosova shkon në zgjedhje fajtori është Albin Kurti.

Ajo tha se nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.

banner

“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83, 84, lojërame fjalë”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy