Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

by Nexhat

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas interpretimit të melodisë së një kënge që ai e cilësoi si nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e quajti ngjarjen “më shumë se skandaloze”, duke thënë se kënga mohon shtetësinë e Kosovës dhe shpreh pretendime territoriale ndaj saj.

banner

“Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij”, shkroi Hoxhaj.

Në të njëjtin reagim, ai akuzoi komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se po lobon për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke ushtruar presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale.

Hoxhaj tha se verdikti ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ishte i padrejtë dhe përsëriti mesazhin që, sipas tij, ua ka përcjellë edhe partnerëve evropianë.

“Nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy