Sistemi Prokuroria ka njoftuar se, përmes operacionit të koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, që u zhvillua më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.
Në njoftim bëhet e ditur se të ndaluarit janë A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. , të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale; Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave; psikotrope dhe analoge; Shpëlarja e parave,
‘’ Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë. Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Operacioni kundër narkotikëve – Arrestohen edhe dy persona, sasia e sekuestuar arrin vlerën rreth 17.9 kg heroinë
Prishtinë, 14 prill 2026 – Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.
Të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. dyshohen për kryerjen e veprave penale:
Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave; psikotrope dhe analoge;
Shpëlarja e parave.
Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.
Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nga hetimet e deritanishme është arritur të identifikohen personat dhe lokacionet ku ka operuar ky grup kriminal i organizuar me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po ashtu, është lokalizuar edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport.
Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

