Gorani: Kur LVV flet për popull, e ka fjalën për popullin që nuk jeton këtu

by Nexhat

Opinionisti Dukagjin Gorani, gjatë një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër mentalitetin e disa individëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Goranit, brenda mendësisë së këtyre personave ekziston një “botëkuptim tepër primitiv”, ku populli shihet si një “kope” që mund të manipulohet sipas nevojave të politikanëve.

banner

“Brenda kokave të këtyre njerëzve ekziston një botëkuptim tepër primitiv, ose së paku primitivo-romantik i përjetimit të shoqërisë dhe popullit si një taksie monolite, homogjene që karakterizohet me një trajtshmëri mentale… populli është si një lloj kopesh dhe me të sillesh varësisht prej nevojave tua, meqë aftësia jote me manipulu atë “kope” është e thjeshtë…”, tha Gorani.

“Mendoj që shoqëria dhe populli jonë, dhe partitë politike tona nuk janë të interesuara për shtet por për pushtet”, tha Gorani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy