Lamine Yamal kishte hyrë në javën vendimtare të Champions League duke u frymëzuar nga një nga figurat më ikonike të sportit botëror, LeBron James, duke e përdorur edhe imazhin e tij si simbol motivimi për një përmbysje historike të Barcelonës ndaj Atlético Madridit.
Sulmuesi i ri i Barcelonës kishte folur hapur për admirimin e tij ndaj yllit të NBA-së, duke e përmendur si një nga modelet që e inspirojnë për mentalitetin fitues dhe rikthimet e mëdha në ndeshje të mëdha, përcjell “Gazeta Express”.
Ideja lidhej me “remontadën” e famshme të Cleveland Cavaliers në finalet e NBA-së 2016, ku LeBron e udhëhoqi një përmbysje nga 1–3 kundër Golden State Warriors në 4-3.
Por në fund, historia nuk shkoi siç e kishte imagjinuar Barça dhe Yamal.
Atlético Madrid doli fitues në këtë përballje të dyfishtë dhe e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, duke e lënë Barcelonën jashtë objektivit.
😎 pic.twitter.com/4sP034vSH5— Atlético de Madrid (@Atleti) April 14, 2026
Pas ndeshjes, rrjetet sociale shpërthyen me meme, ku figura e LeBronit dhe referencat e Yamalit për “remontadën” u përdorën nga tifozët dhe vetë Atlético Madrid për ta ironizuar situatën, duke e kthyer gjithë narrativën e “inspirimit nga LeBron” në një batutë virale.
Pra, ajo që filloi si simbol motivimi për Barcelonën, përfundoi si material humoristik në internet pas eliminimit të tyre.
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 14, 2026

