Kurti assesi s’e ulë TVSH-në në kohë krize, Bajrami: Ky as fjalën ekonomi s’e kupton

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosuljen e TVSH-së në kohë krize, duke e cilësuar qasjen e tij si të pajustifikueshme.

Në “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se qeveria po qëndron indiferente ndaj inflacionit dhe rritjes së çmimeve, duke theksuar se heqja e TVSH-së dhe akcizës do të ndihmonte qytetarët dhe bizneset.

banner

“Tash kur po bisedohet vetëm për naftën dhe kur kemi një ministri që po përcakton marzhat e fitimit për naftarët del dhe thotë që po ta heqim TVSH-në dhe akcizën prapë përfitojnë tregtarët, kjo është komplet e pajustifikueshme, sepse importuesi i naftës në kufi ka me deklaru çmimin e furnizimit, mbi atë çmim, shteti vendos 36 cent doganë, dhe 18 për qind TVSH dhe ti si shtet po e cakton marzhë, dhe në momentin që i hek akcizën dhe TVSH-në, si ka mundësi që nuk e kontrollon Nuk e bën sepse dëshiron që të mbledh para dhe t’i shfrytëzojë në kohë të fushatave…”.

“Qeveria jonë rri indiferente karshi inflacionit, rritja e çmimit të naftës është ngritje e çmimit për secilin produkt, sepse është transport, mirëpo është landë e parë për prodhues të vendit”.

“Sot dogana merr 6 deri në 9 milionë euro vetëm nga TVSH-ja, ne kemi kërku që edhe nëse nuk mundesh me heq dorë prej të gjithave edhe pse qeveria ish deshtë në kohë të caktime me i sakrifiku edhe të hyrat e veta…”, tha Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy