Gjermania e ka deklasuar Holandën me rezultat të thellë 5-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Brajan Gruda, i cili realizoi golin e pestë për gjermanët dhe regjistroi edhe dy asistime, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Serinë e golave e hapi Derry Scherhant, ndërsa Florian Wirtz realizoi dy herë. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Nico Schlotterbeck, kurse Gruda vulosi fitoren e thellë 5-0.
Kjo është njëra prej humbjeve më të rënda në historinë e Holandës. Humbja më e thellë e portokallinjve mbetet ajo 0-7 ndaj Gjermanisë Perëndimore, në vitin 1959, ndërsa disfata e sotme me pesë gola diferencë hyn në humbjet më të rënda të tyre.

