Kim Kardashian duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.
Ylli i njohur u fotografua së fundmi në plazhet e Malibu në shoqërinë e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, shkruan DailyMail,
Të dy u panë duke kaluar kohë së bashku në det, mes buzëqeshjesh dhe momenteve të afërta, duke nxitur menjëherë thashetheme për një lidhje të re.
Pamjet, që duken si një fotosesion i kuruar me kujdes, kanë ndezur debat në rrjet nëse bëhet fjalë për një romancë të sinqertë apo një paraqitje të menduar mirë për publikun.




