Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i investitorëve shqiptarë në Kosovë

by Nexhat

Kosovarët rrisin ndjeshëm investimet në Shqipëri, bie interesi i investitorëve shqiptarë në Kosovë.

Kosovarët janë shndërruar ndër investitorët më të mëdhenj në tregun shqiptar, duke rritur ndjeshëm praninë e tyre ekonomike në Shqipëri.

banner

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar, investimet nga Kosova kanë kaluar shifrën prej 150 milionë eurosh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në drejtim të kundërt, investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë qenë dukshëm më të ulëta, duke arritur rreth 100 milionë euro. Sipas njohësve të ekonomisë nga të dyja shtetet, kjo pabarazi po vjen si rezultat i faktit se Kosova nuk po shihet më si një treg mjaftueshëm atraktiv për bizneset e huaja.

Krahasuar me vitin 2024, investimet e kosovarëve në Shqipëri janë rritur mbi 130%, duke treguar një trend të qartë të rritjes së interesit të kapitalit kosovar drejt tregut shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy