Lamine Yamal bën histori në La Liga, me rekordin që as Messi s’kishte mundur ta thyente

by Nexhat

Lamine Yamal po vazhdon të thyejë rekorde me Barcelonën, edhe pse aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim në muskulin biceps femoris të këmbës së majtë.

Ylli i ri i Barcelonës është shpallur “Lojtari i Muajit” në La Liga për herë të tretë brenda të njëjtit sezon – një rekord i paprecedent në historinë e këtij çmimi.

banner

Ky çmim, i krijuar në sezonin 2013/14, jepet për performancën më të mirë mujore në kampionat.

Edhe pse shumë yje të futbollit e kanë fituar më shumë se një herë, askush nuk kishte arritur tre herë në një sezon të vetëm.

Yamali e kishte fituar më parë në nëntor dhe dhjetor, por kjo arritje e tretë e vendos atë mbi emra si Lionel Messi, Karim Benzema, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé, të cilët nuk e kanë arritur këtë nivel në një sezon të vetëm.

Në prill, Yamali shënoi 2 gola dhe dha 2 asistime, me paraqitjen e tij më të spikatur në fitoren 2-1 ndaj Atlético Madridit.

Performanca e tij ka qenë vendimtare për Barcelonën, e cila ndodhet në krye të La Ligës dhe në garë për titull.

Megjithatë, në ndeshjen ndaj Celta Vigo më 22 prill në “Spotify Camp Nou”, Yamali u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimeve fizike.

Më vonë u konfirmua se ai ka pësuar një dëmtim në hamstring dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Barcelonën, por parashikohet të rikuperohet në kohë për Botërorin 2026 me kombëtaren e Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy