Bahtiri thotë se te LDK-ja i kërkoi nënshkrimet “pasi u konsultua me Kurtin”

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shkuar tek zyrat e grupit parlamentar të LDK-së, për t’i kërkuar nënshkrimet dhe emrin e kandidatit.

Ai, u pa aty derisa shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu përfundoi konferencën për media.

banner

Më pas, Bahtiri shkroi në FB se këtë veprim e bëri me “konsultim paraprak me Kurtin”.

Postimi i tij i plotë:

Mirëmbrëma të dashur qytetarë!

E di se jeni duke e përcjellë me vëmendje situaten aktuale në kuvend, prandaj e ndjej obligim moral që t’iu jap sqarim.

Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e  Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!

Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy