Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në Kosovë.
Sipas këtij instituti, gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm.
Java do të nisë me vranësira dhe riga shiu. Gjatë së hënës, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri 7 °C, kurse ato maksimale nga 8 deri 13°C.
Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu.
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme.
Të premten moti do të jetë i vranët me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10°C. Ndërsa, temperaturat maksimale nga 8 deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi. Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

