Driton Kuka është nderuar me çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi, gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva.
Sipas njoftimit të Federata e Xhudos e Kosovës, çmimi i është ndarë për rezultatet e jashtëzakonshme ndërkombëtare, promovimin e sportit të xhudos dhe arritjet e tij si trajner.
Nën drejtimin e Kukës, Kosova ka fituar pesë medalje olimpike, dhjetë medalje botërore dhe tridhjetë medalje evropiane.
Kuka konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të sportit kosovar, pasi ka udhëhequr xhudon e Kosovës drejt sukseseve historike në arenën ndërkombëtare

