Ka përfunduar pjesa e parë – e zjarrtë – mes PSG-së dhe Bayern Munichut, e cila po luhet në “Parkun e Princave” në Paris.
Pas 45-minutëshit të parë, ndeshja mes kampionit në fuqi të Evropës dhe mysafirëve nga Gjermania përfundoi me pesë gola të shënuar.
Serinë e golave në këtë përballje e hapi Harry Kane, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 17-të.

Penalltinë e nxori Luis Diaz, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Parisit, Willian Pacho.

Në minutën e 24-të, Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 1-1, pas një goditje të bukur, e ulët, në këndin e majtë të portierit Manuel Neuer.

Nëntë minuta më vonë, PSG-ja shënoi përsëri, kësaj here me mesfushorin portugez, Joao Neves.

Shtatshkurti shënoi me kokë për 2-1 në minutën e 33-të.
Por, Bayerni nuk u dorëzua, dhe me anë të Michael Olises barazoi rezultatin në 2-2.

Olise shënoi në minutën e 42-të të ndeshjes.
Por, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit të pjesës së parë me shifra të barabarta. Topi i Artë, Ousmane Dembele e nxori një penallti, pasi pas goditjes së tij, Alphonso Davies luajti me dorë.
Penalltinë e konvertoi në gol pikërisht Dembele, i cili shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Ndeshja e kthimit e kësaj përballjeje do të luhet të mërkurën e ardhshme në Mynih.

