Opinionisti Dukagin Gorani ka ngritur një mori pyetjesh lidhur me situatën e krijuar me seancën e thirrur për zgjedhjet e presidentit.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai ka thënë se mesazhi i deputetit për “president karate”, sipas tij, flet si se kjo parti me vetëdije kanë bërë shkelje kushtetuese.
“Çfarë llojë vetëdije mundësh me pas për me e konsideru shklejen e rendit kushtetues me pak të rëndësishme sesa përkatësinë një grupi të caktuar?”, ka pyetur Gorani.
Ai ka ngritur edhe pyetje të tjera lidhur me këtë çështje, por edhe me votat që Vetëvendosje i ka fituar në zgjedhje.
“Nëse njerëz të tillë e përbëjnë gjysmë e Kuvendit, a nuk është kjo shqetësuese deri në atë masë, sa shoqëria jonë me e kuptu se këtu bëhet fjalë për frymën e shtetit, se kjo frymë është e kërëcënuar. A mendon ti se 50% e shoqërisë tonë është kundër rendit kushtetues? Unë kam frikë që njerëzit që e kanë votuar këtë organizatë edhe kundër rendit kushtetues, 50% e votës së popullit, mbrëmë e kanë çu dorën kundër rendit kushtetues. A jemi para shpërbërjes së rendit kushtetues dhe qysh korigjohet situata në të cilën jemi?, ka shtuar Gorani.

