Haradinaj kërkon që Feride Rushiti e pakicat të mos bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës: Do t’i mbulojë turpi

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidatet e propozuara për presidente dhe deputetët e partive të pakicave s’duhet të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës.

Haradinaj ka thënë se do t’i mbulojë turpi kushdo që bëhet pjesë e një shkeljeje të tillë, pavarësisht se çfarë figure e çfarë pune ka bërë deri sot.

banner

“Njëkohësisht zonjat që janë kandidate për presidente dhe deputetët e partive joshumicë, dhe të gjithë ata që kanë logjikë, të ndalen të mos vazhdojnë të jenë pjesë  e këtij turpi. Kushdo që bëhet pjesë e cenimit të rendit kushtetues, do t’i mbulojë turpi. S’ka lidhje kush janë e çka kanë bo deri në në këtë moment”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy