Hasanpapaj: Kurti po i frikësohet Osmanit, s’po ia përmend as emrin

by Nexhat

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po i frikësohet Vjosa Osmanit, prandaj sipas tij, po vepron në këtë mënyrë në këto orët e fundit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hasanpapaj ka thënë se deklarimet e fundit të Kurtit janë lojëra politike dhe pjesë e parafushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

banner

“Kësaj radhe do të ketë kundërkandidat Vjosa Osmanin dhe këtu e ka frikën Albin Kurti. Pa të, Kurti mund të ndihej më i fortë, por unë besoj se Kurti po frikësohet nga Vjosa Osmani në zgjedhje, sepse nuk arriti me e eleminu, por tash po e sheh se nuk mundi. Ende nuk po e përmend as emrin e saj, dhe kjo është e çudtishme dhe unë kam bindjen se situata i ka dal prej kontrollit.”, ka thënë Hasanpapaj.

Ai ka thënë se deputetët e VV-së nuk e dinë se çka do të bëhet e as nuk kanë asnjë informatë mbi këtë process, pasi sipas tij, të gjitha i “dirigjon” Kurti.

“Këta janë ka mundohen me kriju një rast në Kushtetuese. Unë uroj që nuk shkon çmenduria deri aty sa këta me këto vota me e zgjedh presidentin. Këta kanë hy në një qorrsokak dhe këta nuk shohin asgjë, e as nuk dinë si të veprojnë. Sjelljet janë të çuditshme. Gjithë ky teatër tani është për me fol me popullin, për fushatë.”, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy