Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Kosova po përballet me një nga sfidat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, duke e lidhur këtë me procesin e zgjedhjes së presidentit,

Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime jokushtetuese, mungesë të konsensusit dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës.

banner

Ai tha se si pasoj e kësaj vendi është në tendencë që të cenohet rendi kushtetues.

“Republika e Kosovës, ka qenë duke u sfiduar në sfidën më të madhe prej kohës kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Pra tendenca që e kemi parë, që në mënyrë jo kushtetuese me vazhdu zgjedhja e presidentit, sigurisht që ka qenë shqetësuese edhe për neve edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe për të gjitha subjektet tjera opozitare, mirëpo konsideroj edhe për përfaqësuesit e shoqërinë civile, për qytetarët e Republikës së Kosovës, po edhe për juve”, tha ai.

“Çështja që është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu për me folë, zgjedhja e presidentit, është preokupim i të gjithëve. Nuk është që kam dashtë dhe kisha dashtë me kanë në konferencë për këtë temë sonte këtu bashkë me juve, po ka qenë një imponim dhe një rrugë e parë që ne e kemi alarmuar në vazhdimësi edhe në komunikimet tona publike se zotëri Kurti me strategjinë e tij, energjinë e tij dhe veprimet e tij që i ka bërë sidomos pas datës 14 shkurt, sepse ne e kemi ditë që mandati i presidentes përfundon në muajin mars, kanë qenë në formë që me pamundësua që kjo legjislaturë me ndërtua shumicën dhe me mbërri konsensusin e mjaftueshëm dhe vendi me pasë në kohën e vet presidentin e zgjedhur të Republikës së Kosovës.

Pra ne kemi pasur qasje që nga fillimi konstruktive, pozitive, i kemi respektuar të gjitha subjektet që kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kemi qëndruar në opozitë, ndërsa në tema dhe çështje që kanë qenë interes i vendit, interes i Kosovës, kemi treguar konstruktivitet”, tha ai.

“Ai në vazhdimësi ka përdorur gjuhë fyese ndaj partive opozitare”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy