Bushati: Mbetet të shihet nëse Parlamenti i ardhshëm mund të zgjedhë Presidentin, kërkohet kompromis i gjerë politik

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë me shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Bushati tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit kërkon një kompromis të gjerë politik dhe se kjo mbetet të shihet nëse do t’ia dalë Parlamenti i ri.

banner

“Parlamenti i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin. Kosova do të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme, jo më vonë se 45 ditë. Mbetet të shihet përbërja e parlamentit të ardhshëm dhe nëse ai do të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin. Një proces që kërkon një kompromis të gjerë politik”, tha ai

Kuvendi i Kosovës mbrëmë dështoi të zgjedhë Presidentin e ri, duke shtyrë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy