Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person është gjetur i vdekur.
Në raportin e saj, Policia shton se viktima, ishte gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese, vdekjen e të cilit e konstatuar ekipi mjekësor,
“Gjakovë/ 28.04.2026 – 22:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar Policia

