Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues ndaj Sllobodan Radenkoviq, i cili është shpallur fajtor për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Gjykata ka dënuar Radenkoviqin me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë, lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë ngjarjeve të vitit 2023 në Zveçan.

banner

Sipas njoftimit të PSRK-së, ky vendim paraqet një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të vendosjes së drejtësisë dhe trajtimit të veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Prokuroria ka theksuar gjithashtu se aprovimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë dëshmon efikasitetin e sistemit të drejtësisë, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efektiv të rasteve penale.

Në reagim, institucioni ka vlerësuar se ky aktgjykim forcon sundimin e ligjit dhe dërgon mesazh të qartë se veprat penale ndaj zyrtarëve dhe rendit publik nuk do të tolerohen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy