PSG – Bayern hyn në histori: gjysmëfinalja me më shumë gola në Champions

by Nexhat

Ndeshja spektakolare mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich (5-4) tashmë ka hyrë në histori si një nga përballjet më të jashtëzakonshme në Champions League.

Sfida e zhvilluar në Paris nuk ishte vetëm emocionuese, por edhe rekordmene: sipas të dhënave të Opta-s, kjo ishte gjysmëfinalja me më shumë gola të shënuar ndonjëherë, si në një ndeshje të vetme ashtu edhe në pjesën e parë, përcjell “Gazeta Express”.

banner

Plot 9 gola në total dhe 5 vetëm në pjesën e parë e bëjnë këtë përballje unike në historinë e kompeticionit më të madh evropian për klube.

Një ndeshje e çmendur, plot ritëm, raste dhe spektakël, që pritet të mbahet mend gjatë si një nga gjysmëfinalet më të bukura në histori të Championsit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy