Dogana e Kosovës ka zbuluar produkte dentare të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, një udhëtar i selektuar për kontroll pas kalimit në kanalin e gjelbër iu nënshtrua verifikimit të detajuar nga zyrtarët doganorë të aeroportit në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë. Gjatë kontrollit të valixhes u gjetën produkte dentare të pa deklaruara dhe pa licencë për import.
“Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L‑247, importi i mallrave pa dokumentacionin dhe licencimin e nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të pasohet me masa administrative, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjoba, si dhe procedura të mëtejshme ligjore sipas përcaktimeve në fuqi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

