Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj.
“Po, ai do të jetë 100%”, është shprehur shkurt Lekaj, duke bërë të qartë se Ramush Haradinaj nuk do ta udhëheqë më listën zgjedhore.
Kujtojmë se muaj më parë edhe vet Haradinaj kishte a treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, kishte thënë Haradinaj.

