Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.
Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka rrëshqitur, teksa aksidenti rezultoi tragjik për një punëtor.
“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të” ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë

