Një rast tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një fshat në Gjakovë, ku një person ka vdekur, pasi që i njëjti ka mbetur i bllokuar nën një kamion.
Lidhur me këtë rast, për Kosova Live në T7, është deklaruar nga policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
‘‘Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përderisa shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë. Ka qenë duke kryer një punë tek një person që është thirre për të kryer një punë aty, dhe ka ndodh incidenti në fjalë aty’’, ka thënë Elezaj në T7,

