Shkarkimi i ambasadorit në Vatikan, Kërçeli i VV-së: Pati deklarata kundër Kurtit, s’kam informacion

by Nexhat

Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke bërë të ditur se ka pranuar dekretin përkatës nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Lidhur me këtë gjë, është deklaruar ish-deputeti i Vetëvendosjes Ilir Kërçeli.  Ky i fundit, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se Miftari nuk kishte ‘’bërë  mirë që e ka pasur një deklaratë’’ për Kurtin.

banner

‘’Unë nuk jam i njoftuar për këtë rast, këto ditë e fundit edhe nuk kam pasur shumë kohë t’i përcjelli të gjitha lajmet. Unë e di që zoti Miftari në të kaluarën nuk ka bërë mirë që e ka pas një deklaratë për kryeministrin e vendit të tij, me qëllim nuk po them për zotin Kurti, sepse zoti Kurti  është kryeministër i Republikës së Kosovës, kurse zoti Miftari ka shërbyer për një institucion së Republikës së Kosovës. Atëherë mendoj që nuk është korrekte kur ne jemi brenda një shtëpie brenda kornizave ta mbrojmë vendin tonë, atëherë të deklarohemi për kolegë e bashkëpunëtorë’’, ka thënë ai mes tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy