Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur në “Pressing” të T7 për mënyrën sesi Qeveria Kurti i është qasur sektorit të energjisë.
Ai ka përmendur tri kopanisë, GEN Beograd, NOA dhe ETM, duke shtuar se Kosova ka shpenzuar miliarda për energji.
“Edhe ministrat e tij po abuzojnë më shumë, ai po kërkon më shumë pushtet, ministrat e tij po abuzojnë më shumë. Që nga viti 2021 deri në 2023 Kosova ka shpenzuar 2 miliardë për energji, në këto janë tri afera, GEN me amabsador me Martin Berishaj, NOA nga Shqipëria me dy punëtorë e zyrën e mbyllur që ka marrë 350 milionë euro dhe e ke ETM e cila është partner me një biznes tjetër me deputetin e VV-së, Ejup Ahmetin”, ka thënë ai.

