Hoti: Nuk mund të rrimë rehat, sepse kemi humbur tri palë zgjedhje, LDK-së i duhen ndryshime të mëdha

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO n’T7, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet e reja në parti dhe arsyet pse kjo parti nuk po gjen qetësi.

Sipas tij, në parti nuk mund dhe nuk duhet të ketë rehati, sepse lidershipi aktual i ka humbur tri palë zgjedhje radhazi, me një rezultat shumë të dobët.

banner

Hoti ka thënë se në vitin 2021 ka pasur reflektim të lidershipit të atëhershëm për humbjen e zgjedhjeve, pasi kandidatura e tyre për kryeministre kaloi në kampin tjetër politik.

“Tani kemi tri palë zgjedhje të humbura dhe nuk ka përgjegjësi të qartë politike. Është e kuptueshme pse nuk po bëhemi rehat dhe, në fakt, nuk duhet të bëhemi rehat me këto rezultate zgjedhore që kemi pasur në tri palët e fundit të zgjedhjeve. Duhet ta riorganizojmë komplet veten tonë, duhet ta riorganizojmë mënyrën se si e bëjmë opozitën. Duhet ta shikojmë shtëpinë tonë politike se si do të rirreshtohemi pas një lidershipi të ri, që duhet të dalë nga një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe konkurrues. Ne nuk do të bëhemi rehat derisa t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se, për momentin, nuk mund të flasë nëse do të jetë edhe ai kandidat për kryetar të LDK-së, ndonëse në janar të këtij viti kishte shprehur vullnetin për të hyrë në garë për kreun e LDK-së. Megjithatë, atëherë ishin ndryshuar normat statutare për thirrjen e Kuvendit të partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy