Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka dalë me një njoftim për qytetarët, lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.
Konkretisht, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.
Sipas policis në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare.
Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.
Për këtë arsye, Policia ka edhe disa këshilla për qytetarët:
![]()
Mos hapni linke të dyshimta
Mos klikoni në lidhje (linke) të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.
![]()
![]()
Mbroni të dhënat personale
Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.
![]()
Raportoni menjëherë
Nëse dyshoni për mashtrim, lajmëroni rastin menjëherë në polici.
![]()
Siguria është prioritet

