Zyhrije Pllana është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, pozitë kjo që deri vonë e mbante Sokol Havolli.
Këtë njoftim e ka bërë kreu i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Sipas tij, Pllana ka marrë këtë pozitë, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore.
”Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, ka shkruar Rama në njoftim.

