“Sokoli, një prej njerëzve të LDK-më të afërt me PDK-në”, Ismaili pas deklaratës së Havollit ‘Rama nën ndikimin e PDK’

by Nexhat

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita e tij nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ku për këtë të fundit tha se “ra nën ndikimin e PDK-së”.

Për këtë deklaratë, u pyet në Pressing në T7, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i cili tha:

banner

“Unë e njoh Sokolin, mundem me thënë që është një prej njerëzve më të afërt që e kisha konsideru me PDK-në, me Sokolin me shokë, kemi njoftë e punu së bashku në qeveri…Ka më së shumti afërsi me PDK-në”, tha ai.

“Prandaj për mua ke pak e pakuptimtë”, tha Ismaili referuar deklaratës së Havollit.

“Kemi punu bashkë e kemi afërsi. Besoj që çfarëdolloj keqkuptime që kanë qenë brenda kësaj qeverisje të zgjidhen…”, shtoi Ismaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy