Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje, njofton Klankosova.tv.
“Në izolim po kaloi vitin e 6 pa vendim gjyqësor. Ky proces ka devijuar duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje, s’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi”.
“Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Thaçi.
Thaçi po ashtu tha se në burg i “është mbyllur goja e i janë lidhur duart”.
“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkuar atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, u shpreh ish-presidenti

