Thaçi nga Haga: Raportet me Shqipërinë akull, Serbia mallkohet, pranohet pushtimi ekonomik i Kosovës

by Nexhat

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, dhënë këtë të hënë, 4 maj, nga qelia në Hagë, ish-Presidenti Hashim Thaçi ka lëshuar kritika të forta ndaj kursit aktual politik të Kosovës.

Ndonëse u shpreh krenar për rrugëtimin e shtetit, ai paralajmëroi se uniteti i brendshëm dhe bashkëpunimi me Perëndimin, që dikur ishin “alfa dhe omega” e suksesit, sot janë lënduar rëndë.

banner

Thaçi i cilësoi si “historikisht të papranueshme” raportet e ngrira me Shqipërinë zyrtare, duke goditur hapur mungesën e diplomacisë mes dy vendeve. Ai kritikoi gjithashtu paradoksin e politikës aktuale, ku ndërsa Serbia mallkohet publikisht, pranohet heshtur “pushtimi ekonomik” i Kosovës prej saj.

Ish-kreu i shtetit theksoi se urat e komunikimit njerëzor nuk mund të zëvendësohen me ura betoni, duke bërë thirrje për një rikthim te vizioni i stabilitetit dhe integrimit perëndimor.

Ai gjithashtu i cilësoi raportet aktuale “akull” me Shqipërinë zyrtare si një situatë historikisht të papranueshme, duke kërkuar një bashkëpunim vëllazëror që tejkalon politikat e ditës.

Blendi Fevziu: A i ndiqni zhvillimet politike në Kosovë?

Hashim Thaçi: Së pari mundohem ta ruaj koherencën time njerëzore, pastaj atë të zhvillimeve politike. Nuk pretendoj të jem pjesë e garës politike. Jam besimplotë për Kosovën. Lëvizja politike e padëgjueshmërisë qytetare dhe e rezistencës për liri kishin vizion (1990-1999). Edhe pas luftës, uniteti i brendshëm institucional dhe bashkëpunimi me Perëndimin ishte alfa dhe omega e suksesit (1999-2021). Vendi sot frymon dhe vepron ndryshe. Dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë. Rrënimi i urave të komunikimit të zemrave të ngrohta të njerëzve nuk mund të zëvendësohet me ura të ftohta betoni dhe hekuri.

Qytetarët e Kosovës ende ruajnë optimizmin social, duke pasur parasysh përjetimet e rënda në të kaluarën – kënaqen me pak. Marrëdhëniet me bashkësi të caktuara etnike joshqiptare duken të lëkundura… ËSHTË GABIM. Kosova në rrafshin rajonal: Raportet me Shqipërinë zyrtare janë akull. HISTORIKISHT E PAPRANUESHME… Serbia mallkohet 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, ndërsa pranohet pushtimi i plotë ekonomik i Kosovës. GUXIM I TEPËRT… Është mrekulli që Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Shqiptarët në tërësi duhet të qëndronin larg njerëzve të projektit të “Botës Serbe”. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2021 është çelësi i stabilitetit dhe rrugës perëndimore. Me Malin e Zi është në rëndësi.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy