A zyrtarizua ndarja mes LDK e Përparim Ramës?

by Nexhat

Ajo që është përfolur si krisje e raporteve mes LDK’së apo kreut të saj Lumir Abdixhikut dhe Kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, përfundimisht është vulosur nga zhvillimet e djeshme.

Vetë Rama, javë më parë kishte mohuar se ka ftohje raportesh mes tij dhe Abdixhikut.

banner

‘‘S’ka krisje’’, ishte përgjigjur Rama kur ishte pyetur nga T7 për këtë situatë.

Por,  gjendja në teren është krejt tjetër, pasi që i pari i Prishtinës ka kohë që ka nisur ‘reformë’ udhëheqëse brenda komunës, duke larguar drejtorë të shumtë, e duke emëruar të rinj.

Koalicioni që Përparim Rama ka lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës, në kryeqytet, s’lë asnjë dyshim.

Mbrëmë, nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, i ftuar në Pressing në T7, ekskluzivisht bëri të ditur për arritjen e marrëveshjes me Ramën. Po ashtu, sot, edhe nisi zbatimi i kësaj marrëveshjeje. Rama emëroi Besianë Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Komunës

LDK , ndërkaq, konfirmoi se Rama nuk i ka pyetur për lëvizjet e tij. Kjo e fundit përmes një komunikate për media bëri të ditur se kjo parti s’është pjesë e asnjë marrëveshjeje politike me partitë e tjera në kryeqytet, dhe se, çfarëdo koalicioni tjetër, s’përfaqëson qëndrimin e kësaj partie, duke u distancuar kështu nga marrëveshja Rama-PDK.

Ky qëndrim i LDK’së erdhi pas njoftimit që Ismaili bëri mbrëmë, dhe pas shumë emërimeve të reja në drejtoritë e komunës të bëra nga Rama.

Ndër emrat e zëvendësuar në udhëheqjen e Prishtinës, janë edhe Sokol Havolli, e Izet Sadiku. Havolli u largua nga drejtoria e Investimeve Kapitale, e Sadiku, nga ajo e Shëndetësisë.

Përparim Rama ishte përzgjedhur për garën e të parit të Prishtinës, si në zgjedhjet e 2021, si në ato të 2025, nga vetë Abdixhiku. Ai vazhdimisht ka theksuar se nuk është anëtar partie. 

Prishja e raporteve me Ramën po vjen në një kohë i pari i LDK’së, javëve të fundit është angazhuar për kthimin e ish-presidentes, Vjosa Osmanit në këtë parti dhe një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do mbahen me 7 qershor.

Pos raporteve mes Ramës e Abdixhikut, ka pasur raportime edhe për pakënaqësi të tjera brenda LDK’së, ku janë përmendur edhe largime, si ai i kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar, nga ky i fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy