Analisti Dibran Hoxha, tha në “Pressing” të T7, se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk i ndihmon vetëm mos pozicionimi.
Ai tha se LDK-ja nëse thotë se do bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje kjo i ndihmon elektoralisht.
Por, ai shtoi se edhe nëse thotë se do bëjnë koalicion me PDK e AAK edhe kjo i ndihmon, duke shtuar se vetëm mos pozicionimi e mban në këtë gjendje.
“Nëse LDK-ja thotë platforma jonë synon me bë Vjosen presidente dhe me marrë hise pak më shumë në Qeveri të Albin Kurtit i ndihmnon elektoralisht. Por, edhe nëse thotë do bëjmë koalicion nme PDK e AAK edhe kjo i ndihmon. Nuk i ndihmon me nejtë në këtë situatë të mos pozicionimit. Nuk ka mundësi me bindë votuesin tim pa e bindë veten”, ka thënë ai.

