Koalicioni Përparim Rama-PDK, Abdixhiku: Kam komunikuar me Bedri Hamzën, nuk kemi marrëveshje

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja nuk ka koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Ai tha se kryetari i komunës ka të drejtë të krijojë shumicë, por LDK-ja nuk ka marrëveshje.

banner

Madje, Abdixhiku ka thënë se ka komunikuar edhe me Bedri Hamzën, të cilit i ka thënë a kemi marrëveshje, dhe i tha nuk ka marrëveshje.

“Kryetarët e komunave kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e dëshirojnë, po mund të them se ne kemi marrëveshje me PDK-në. E kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën këtë çështje, i kam thënë a s’kemi marrëveshje, jo s’kemi marrëveshje LDK-ja nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në, dua të qartësojë për publikun se ne nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Abdixhiku


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy