Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me Përparim Ramën në Prishtinë, në një marrëveshje koalicioni për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar” të kësaj partie.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati u emërua nënkryetare e Komunës së Prishtinës, ndërsa Gazeta Express merr vesh se PDK-ja do t’i udhëheqë edhe gjashtë drejtori.

banner

Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

Arianit Elshani do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë për Arsim.

Drejtorinë për Transformim do ta udhëheqë Nora Gagica.

Drejtoria për Sport i është besuar Granit Gecit.

Isah Mustafa do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë.

Drejtoria për Parqe do të udhëhiqet nga Albana Gjonbalaj.

Nacionale ka mësuar se Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

Arianit Elshani do të jetë drejtor i Drejtorisë për Arsim.

Nora Gagica, drejtoreshë në Drejtorinë për Transformim, kurse Granit Geci drejtor për Sport.

Isah Mustafa do ta udhëheqë drejtorinë për Kulturë, kurse Albana Gjonbalaj, drejtorinë për Parqe.

PDK-ja është marrë vesh me Përparim Ramën edhe për ndarjen e ndërmarrjeve.

KRU Pastrimin, Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Trafikun Urban do t’i udhëheqë PDK-ja. Ndërmarrja e katërt që do t’i takojë PDK-së do të përcaktohet ndërmjet Prishtina Parking ose Pallatin e Rinisë.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha mbrëmë në Pressing në T7 se është arritur marrëveshja për koalicion me Ramën.

LDK-ja tha sot në një reagim se “nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje”, duke u distancuar nga koalicioni.

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, u tha ndër tjerash në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti sot paradite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy