“Një nga më modernet në botë”, ambasada e SHBA’së kujton 11 vjetorin e vendosjes së gurthemelit të objektit

by Nexhat

Ambasada amerikane në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11 vjet më parë.

Ambasada tha se Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë dhe këtë e quajti simbolikë të një partneriteti mes të dyja vendeve.

banner

“Në këtë ditë, 11 vite më parë, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht hodhën themelet për kompleksin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Kosova ka një nga ndërtesat më moderne dhe më të avancuara të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkroi ambasada.

Ajo shtoi se dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë vendorë gjatë procesit të ndërtimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy