Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka njoftuar se po qëndron në Madrid ku edhe është takuar me kreun e Qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez,
Kos ka thënë se kanë folur për një Evropë më të pavarur dhe më të sigurt, me zgjerimin si një shtyllë kryesore.
“Diskutuam progresin që po bëjmë drejt një Evrope më të pavarur dhe më të sigurt, me zgjerimin e BE-së si një shtyllë kryesore.Jam gjithashtu në Madrid për të festuar 40 vjetorin e anëtarësimit të Spanjës në BE – një histori e vërtetë suksesi evropian”, ka shkruar Kos.
Kjo vizitë e Kos në Spanjë vjen pak ditë pas deklaratës së saj se ka “zhvillime inkurajuese” sa i përket njohjeve për pavarësinë e Kosovës nga pesëshja e BE-së.
“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, kishte thënë shkurt Kos më 20 prill, duke mos dhënë detaje të tjera.
It was great to meet Spanish Prime Minister @sanchezcastejon.
— Marta Kos (@MartaKosEU) May 5, 2026
We discussed the progress we are making towards a more independent and secure Europe, with EU enlargement as a key pillar.
I am also in Madrid to celebrate 40 years of Spain’s EU membership – a true European success… pic.twitter.com/ptTS2tnORX

