Rrustemi: Vetëm mbi 62% për VV-në në zgjedhje e zgjidh çështjen e presidentit

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të sjellin zgjidhje për çështjen e presidentit të Kosovës vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin një rezultat të thellë elektoral.

Duke folur në Debat Plus, Rrustemi theksoi se për ta garantuar zgjedhjen e presidentit pa pengesa politike, VV duhet të marrë mbi 62.2 për qind të votave, çka sipas tij do të përkthehej në rreth 70 deputetë në Kuvend.

banner

Sipas tij, një rezultat i tillë, i kombinuar me mbështetjen e 10 deputetëve të komuniteteve joshumicë, do të siguronte shumicën e nevojshme për të shmangur bllokadat në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Zgjedhjet e 7 qershorit, për bindjen time personale, nuk po them që është qëndrim i LVV-së, mund ta zgjidhin çështjen e presidentit të Kosovës, vetëm nëse VV-ja votohet mbi 62.2 për qind. E i siguron 70 deputetë, e bashkë me 10 deputetë tjerë të komuniteteve joshumicë e garanton procesin. Përndryshe, kjo opozita do të vazhdojë me të njëjtat bllokada e pengesa deri sa lodh popullin. Por, populli nuk lodhet, populli veç po indinjohet edhe ma shumë ndaj opozitës”, ka thënë Rrustemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy