Gruaja në Shtime denoncon në polici burrin për dhunë fizike, 23-vjeçari ndalohet për 48 orë

by Nexhat

Sot rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026, njofton policia.

I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje, vijon njoftimi.

banner

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”.

“Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy