Kurti kërkon ndihmën e mërgimtarëve: Provova gjithçka, opozita po bllokon, regjistrohuni sa më parë për të votuar

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai tha se po i pamundësohet të punojë dhe se kundërshtarët e tij “në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor”.

banner

Kurti tha se procesi i regjistrimit të mërgimtarëve për të votuar këtë herë është “tejet i rëndësishëm”, ndërsa shtoi se ai është “në rrugë të drejtë” dhe se s’po ndalet “së punuari”.

“Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare, opozita e kishte bllokadën”, tha ai.

Kurti tha se provoi “gjithçka” për të mos pasur sërish zgjedhje.

“Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim se refuzim”, tha ai.

Kurti u tha mërgimtarëve se “të gjithë ata që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar fizikisht, duhet ta bëjnë regjistrimin sa më parë”.

Ai u tha mërgimtarëve që t’i ftojnë edhe “familjarët, miqtë e dashamirët” që të votojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy