Po kthehej nga Austria drejt Kosovës, Besnik Mehaj: Policia serbe na inskenoi gëzhojën në makinë, na kërkoi para për lirim

by Nexhat

Besnik Mahaj është përballur me një situatë të papritur dhe aspak të dëshiruar, teksa po vinte në Kosovë.

Bashkë me nipin e tij, ai mori rrugën nga Austria për në Kosovë, për t’u ndalur për disa orë në territorin e Suboticë të Serbisë.

banner

Në një deklarim për IndeksOnline, Mahaj bëri me dije se ai dhe nipi i tij u vënë në kurth nga policia serbe, vetëm për të marrë para nga ta.

“E kanë hetuar që ne kemi para me vete, ani pse nuk i kemi përmendur. Na ndaluan dhe na thanë që duhet të kontrollojnë veturën. Ne ishim me veturë me targa të Republikës së Kosovës. Më pas, u kthyen me një gëzhojë plumbi në të. “Këtë e gjetëm nën karrige, e kujt është?” na thanë. Ata na morën e na futen brenda, edhe filluan me na frikësu e me na thënë çdo gjë.

Unë e di që gëzhojën e plumbit e vendosen vet, për me na frikësu e me na kriju telashe. Djali i vëllait u frikësua. Atë e frikësuan, i thanë “ki me i marrë 2 deri në 8 vjet burg”. Djalit të vëllait vazhdimisht e frikësonin duke i thënë se policia nga Beogradi do të mirren direkt me të, ndërkaq mu s’më lejonin të flas. Unë nuk u frikësova se çdo herë me kanë marrë para; herë 20, herë 30, herë 50 euro” deklaroi Mahaj.

Sipas tij, tre policë serbë i thanë të shkojë, teksa nipi fillimisht do të shoqërohej në stacion. Përveç nëse paguajnë para të majme, atëherë do të liheshin të lirë.

Mahaj deklaroi se u detyruan të paguajnë nga 400 euro për secilin prej policëve, në mënyrë që të mos arrestoheshin, dërgoheshin në burg e maltretoheshin.

“Mua më liruan fillimisht, e për djalin e vëllait thanë se do e dërgojnë qysh sonte në burg. Unë ju thash që mund t’ua jap 500 euro, vetëm ta lirojnë djalin. Djali i vëllait tha “unë ua jap 1000 euro, më lironi. U konsultuan e erdhën na i kërkuan 1200 euro. Ua dhamë 1200 euro e na lëshuan. Nuk na kontrolluan më tutje e as nuk konfiskuan asnjë gjë” deklaroi Mahaj.

Ndonëse edhe më herët kishte udhëtuar nëpërmjet Serbisë, një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë. Mahaj dëshiroi të këshillojë të gjithë që të mos kalojnë nëpërmjet territorit të Serbisë, pasi qëllimet e tyre janë që të maltretojnë psiqikisht dhe fizikisht shqiptarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy