Policia arreston një person që po transportonte drogë në Kosovë

by Nexhat

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar një operacion policor, në kuadër të luftimit të trafikimit të narkotikëve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni në rrugë operative, për një dërgesë të dyshuar përmes postës, janë ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative, në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës dhe njësitet relevante policore.

banner

“Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy