Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.
Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati për emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se ky vendim është i papranueshëm dhe fyes, transmeton Klankosova.tv.
“Për neve është e papranueshme, është fyerje, por ja që gjykata ka të drejtë, deri në 60 ditë shkon. Por kjo është e tepërt, është e stërgjatur ky gjykim që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Është e panevojshme kjo shtyrje që është bërë”, tha ai në Klan Kosova.
Pos tjerash, Gucati foli edhe për peticionin me 200 mijë nënshkrime për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, peticion të cilin ai e dorëzoi sot në Gjykatën Speciale.

