S’u duk në video, Haxhiu mohon se ka hequr flamurin dardan nga Presidenca: S’merrem me skenografi 

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mohoi se ka hequr nga zyra e Presidencës flamurin dardan që u bë simbol i këtij institucioni.

Në një video ku iu drejtua bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit, Haxhiu u shfaq me dy flamuj të Kosovës në sfond dhe pa atë të Presidencës.

banner

E pyetur sot nga gazetarët, Haxhiu tha se s’është e vërtetë që e ka hequr derisa u ankua për “lajme të rreme” për raportimet se flamuri s’u shfaq në video.

“Kjo s’qëndron, s’është e vërtetë, por më duhet t’ju them se unë s’merrem me skenografi e as me kuadër. Prandaj, është vetëm një lajm i rremë siç po ndodhë në vazhdimësi, fatkeqësisht, kohëve të fundit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy