Urdhri i Smith: Korriku s’është kufiri i gjyqtarëve për 4-shen

by Nexhat

Sytë e të gjithëve prisnin urdhrin e 34 të Charles Smith.

Ky do të ishte kumtimi i kryetarit të Trupit Gjykues në gjykim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, se kur ta shpallte aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

banner

Megjithatë urdhri që lëshoi të martën, qe për ta shtyrë afatin, përtej 90 ditëve fillestare që përfundojnë me 19 maj.

Smith, Metroux e Barthe e arsyetojnë shtyrjen për shqiptimin e vendimit me mijëra dokumente që kanë për t’i shoshitur, nga gjykimi që zgjati 5 vjet e 3 muaj në të gjitha fazat.

Në ditën që kryegjyqtari shtyu afatin për aktgjykim, 5 maj, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi mbushën 5 vjet e gjysmë në paraburgim.

I vetëdijshëm se 2007 ditë janë shumë për të qëndruar të mbyllur, gjyqtari amerikan vlerëson se tej-zgjatja për të vendosur në gjykimin për krime lufte e krime kundër njerëzimit, nuk është paragjykues për katërshen. Sidoqoftë, e hëna e 20 korrikut nuk është kufiri i gjyqtarëve të Speciales.

Me një urdhër të ri, jo kërkesë ndaj dikujt, por në rrethana të jashtëzakonshme, vendimi mund të shtyhet edhe më shumë.

Gjatë kësaj kohe, Smith nuk e ka marrë parasysh as kërkesën e kryembrojtësit të Hashim Thaçit, Luka Misetiq që nëse gjatë kuvendimeve, paneli arrin në përfundim se të akuzuarit duhet të shpallen të pafajshëm, ta caktojnë datën e aktgjykimit menjëherë, e më vonë ta përpilojnë verdiktin me shkrim.

Për dallim nga rasti i madh, Salih Mustafës i ishte shqiptuar aktgjykimi 3 muaj pas mbylljes së rastit, e ndaj Pjetër Shalës, 2 ditë pa u arritur kufiri i parë prej 90 ditësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy